Keqpërdorimi i etnisë gjatë punësimeve, komuna e Kumanovës i shmanget përgjegjësisë

Picture of INA
INA

07/07/2023

Komuna e Kumanovës largon përgjegjësinë nga keqpërdorimi i bërë i të sapo punësuarve në këtë institucion përmes deklarimit të rrejshëm të përkatësisë etnike. Sipas administratës së Maksim Dimitrievskit deklarimi i katër maqedonasve si shqiptar me qëllim uzurpimin e vendeve të punës të parapara për shqiptar nuk është çështje që e tangon komunën, por e drejtë individuale e kandidatit.

“Deklarimi i kandidatëve mbi përkatësinë kombëtare gjatë konkurrimit për një vend punë është e drejtë individuale dhe neve si institucion nuk kemi të drejtë dhe mundësi ligjore të ndikojmë në të. Njerëzit nuk zgjidhen në bazë të përkatësisë etnike sepse neve i përkushtohemi plotësimit të kushteve nga konkursi”, njoftojnë nga Komuna e Kumanovës.

Lidhur me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe respektimin e kritereve të balansuesit, nga Komuna e Kumanovës thonë se akti balansues i miratuar nga kuvendi komunal respektohet me përpikëri. Megjithëse kjo nënkupton se respektimi i këtij akti është vetëm në aspektin juridik-formal.

“Komuna e Kumanovës mban llogari mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të kombësive brenda institucionit. Kjo çështje është e rregulluar falë balansuesit të miratuar nga Këshilli Komunal i Kumanovës”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

Më 30 qershor, falë konkursit të hapur paraprakisht në fillim të muajit qershor, Maksim Dimitrievski ka nënshkruar 4 vendime për punësime në Komunën e Kumanovës. Nenad Dimovski, Dragan Veliçkovski, Igor Dimitrievski dhe Boban Stojanovski janë punësuar në pozitat e parapara në konkurs falë deklarimit të rrejshëm si shqiptar vetëm përmes një deklarate noteriale. Punësime të tilla në Komunën e Kumanovës janë bërë edhe gjatë muajit maj, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se në ndërkohë ka pasur edhe punësime të tjera nëpër ndërmarrjet komunale publike. Aktualisht nuk ka mekanizëm ligjor i cili parandalon keqpërdorimin e balansuesit, ndërsa nisma e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga për deklarim të detyrueshëm të kombësisë nga dita e lindjes u ngri me vendim të Gjykatës Kushtetuese. /Alsat.mk

TË FUNDIT
2 orë
Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji
3 orë
Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”
3 orë
Korrupsioni "pret" pyjet në Maqedoninë e Veriut
4 orë
Mickoski: Ahmetit, që më nënvlerësonte, do t’i japë leksione politike
4 orë
Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues – Profili i tij ndër më i larti i një juristi në Maqedoni të Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Arrestohet kumanovari në Tetovë, ka tentuar ta sulmojë gruan e tij
7 orë
Banorët e Likovës fillojnë me paraqitjen e dëmeve bujqësore pas reshjeve të djeshme
1 ditë
KSHZ i ndan çertifikatat për mandatet e deputetëve
4 orë
Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues – Profili i tij ndër më i larti i një juristi në Maqedoni të Veriut
23 orë
Një i burgosur nga burgu në Idrizovë mbrëm ka ndërruar jetë në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë,
1 ditë
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit, konfirmon MPB
7 orë
VLEN me 5 ministri dhe 2 zëvendëskryeministra

LEXO MË SHUMË

burgu-idrizove

Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji

0-ballina-2-1

Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”

pyje

Korrupsioni “pret” pyjet në Maqedoninë e Veriut

hristijan mickoski

Mickoski: Ahmetit, që më nënvlerësonte, do t’i japë leksione politike

ixhet memeti

Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues – Profili i tij ndër më i larti i një juristi në Maqedoni të Veriut

fature-market

Vazhdon abuzimi me çmimet, kryesisht në produktet ushqimore

merko ramiz

Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë

bilall kasami stadium

Stadiumi i Tetovës/Kasami: Vendimi i Qeverisë për ndaljen e punimeve, ‘urdhër’ nga Grubi

denari-756x420-696x387-1

Paga mesatare neto në mars 40.496 denarë

INFO

NA NDIQ