Keqpërdorimi i makinave zyrtare kalon vetëm me një vërejtje nga Qeveria

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/02/2023

Keqpërdorimi i makinave zyrtare kalon vetëm me një vërejtje nga Qeveria. Zv/ kryeministrja për krijimin e politikave të mira, Sllavica Gërkovska përsëriti se “paralajmërimi” është masa e vetme që mund të merret në pajtim me Kodin Etik. Sipas Gërkovskës nëse keqpërdorimi vazhdon atëherë çështja kalon në duart e kryeministrit. Kohë më parë komisioni për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka keqpërdorur automjetet zyrtare për aktivitete partiake dhe zgjedhore. Sipas Antikorrupsionit në Ministrinë e Jashtme nuk është gjetur as evidencë për shpenzimin e naftës dhe për shfrytëzimin e makinave zyrtare.

“I kemi paralajmëruar ministrit Bujar Osmani, edhe ministrit Naser Nuredini. Sipas Kodit Etik është hapi i parë, sepse është kod, nuk është ligj, nuk ka dispozita penale, por është këshillë dhe tregues moral, të kihet parasysh se sjellje të tilla janë të palejueshme sipas ndaj kodit të etikës dhe zyrtari publik për të cilin shqiptohet vërejtja nuk duhet ta përsërisë aktin, nëse e përsërit atë, kam detyrimin të njoftoj kryeministrin se nuk ka korrigjim në sjelljen e zyrtarit publik dhe më pas. Është në dorën e kryeministrit se çfarë çështje përgjegjësie do të vendoset, natyrisht në kuadër të kodit të etikës”, tha Sllavica Gërkoska, zv/kryeministre. /Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

INFO

NA NDIQ