Kërcënim me armë zjarri në shoqatën kulturore shqiptare në Lindau të Gjermanisë

0

Pasditen e së shtunës, rreth orës 15:15, në rrugën “Schulstrasse” në afërsi të shoqatës kulturore shqiptare, është shkaktuar një mosmarrëveshje midis disa anëtarëve të një familje, gjatë së cilës një person 49-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri nga një person tjetër 37-vjeçar.

Policia e alarmuar gjermane e ka ndaluar kërcënuesin dhe ia ka konfiskuar armën e licencuar sipas variantit PTB, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Për të sqaruar saktësisht se çfarë ka ndodhur, policia kërkon dëshmitarë të cilët mund të japin informata mbi rrjedhën e ngjarjes.