Kërcënimet e vazhdueshme për ndarje, SHBA me reagim të fortë ndaj Millorad Dodikut

Picture of designer@fetishimedia.ch

11/03/2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj kreut të “Republika Srpska”, Millorad Dodik, pasi ky i fundit në vazhdimësi kërcënon me shkëputje nga Bosnje e Hercegovina dhe tashmë është edhe duke minuar edhe punën e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, shkruan Gazeta Express.

SHBA ka potencuar se janë krenare dhe qëndrojnë me popullin e Bosnje e Hercegovinës derisa ata ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe ecin drejt integrimit euro-atlantik. Ndërkohë kërcënimet e Millorad Dodik ndaj Marrëveshjes së Dejtonit i kanë cilësuar si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin e mëtejshëm të Bosnje e Hercegovinës.

Gjithashtu kanë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjës ata që minojnë institucionet e Bosnje e Hercegovinës dhe Marrëveshjen e Dejtonit.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten mbështetësi dhe partneri më i fortë i Bosnje-Hercegovinës dhe popullit të saj. Ne zotohemi të vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të BiH-së dhe të mbajmë përgjegjës ata që kërkojnë të minojnë institucionet e BiH dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Angazhimi ynë është i fortë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të heqin dorë nga populli i Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

TË FUNDIT

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

Taravarit i ik edhe një deputet – Mimoza Musa vazhdon me Arben Fetain në VLEN

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon

ME TE LEXUARA

1

Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit
1
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

LEXO MË SHUMË