Kërcënohen me jetë dy kandidatët për President të Malit të Zi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Mars, 2023

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, morën të premten kërcënime me vdekje përmes rrjetit social, Twitter.

Polica malazeze tha për Radion Evropa e Lirë se është duke u marrë me këtë rast, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Shtetit dhanë urdhër që të hetohet se kush e ka bërë kërcënimin nga llogaria në Twitter.

Kërcënimet, që e lidhin fatin e Gjukanoviqit me atë të diktatorit italian, Benito Mussolini, u dërguan nga një llogari me emrin Boris Jankoviq.

Postimi u shoqërua me një fotografi të ekzekutimit të Mussolinit.

Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.L

Të mërkurën, nga e njëjta llogari në Twitter u dërguan kërcënime me vdekje edhe ndaj deputetes Draginja Vuksanoviq Stankoviq, e cila po ashtu garon në zgjedhjet presidenciale.

Vuksanoviq Stankoviq i raportoi kërcënimet në polici, konfirmuan autoritetet e rendit për Radion Evropa e Lirë.

“Kërcënimet cilësohen si vepër penale e rrezikimit të sigurisë dhe prokuroria përgjegjëse është e njoftuar për çdo gjë”, tha Policia e Malit të Zi.

Gjatë vitit të kaluar, Vuksanoviq Stankoviq mori vazhdimisht kërcënime, prandaj, nga mesi i vitit 2022, është nën mbrojtje 24-orëshe të policisë.

Vuksanoviq Stankoviq tha se kërcënimet që ajo merr, janë të motivuara politikisht dhe se nuk do ta ndalojnë atë nga aktivitetet politike, përfshirë fushatën presidenciale.

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i dënoi kërcënimet ndaj Gjukanoviqit dhe Vuksanoviq Stankoviqit, duke thënë se ato duhet të merren seriozisht.

Ai tha se nuk ka arsye për panik, por i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që të hetojnë çdo kërcënim.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti

Kurti në NBC: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

pendarovski-nato

Pendarovski: NATO s’do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

aksident

Aksident i rëndë në Maqedoni, tre të vdekur, mes tyre një 15 vjeçare

kroacia

Kroacia ja mori krejt punëtorët sezonal Maqedonisë së Veriut

kfor veri barrikada

Plani 8 pikësh për de-përshkallëzimin e situatës në veriun e Kosovës

INFO

NA NDIQ