Kërcënohet Kotzias, i dërgojnë plumb në shtëpi

0

Një fishek i futur brenda një zarfi është dërguar në adresë të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias, bëri të ditur të shtunën e përditshmja greke, Ta Nea.

Zarfi ka mbërritur në fillim të kësaj jave në godinën e ministrisë së jashtme dhe veç fishekut, kishte edhe një letër, përmbajtja e së cilës i referohej negociatave që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve midis Greqisë Maqedoninsë.

Sipas gazetës greke, bëhet fjalë për një fishek mitralozi kunderajror, që ashtu si dhe letra u është dërguar shërbimeve të sigurisë për hetimet përkatëse.

Që nga fillimi i muajit shkurt, është hera e tretë që në adresë të ministrit të jashtëm grek mbërrijnë letra kërcënuese.

E para ishte një letër që shkruante se “i kemi tre plumba për ty” dhe se çdonjeri prej plumbave i përkiste çdo pjese të hapësirës gjeografike që quhet Maqedoni.

Më pas kishte mbërritur një tjetër letër me përmbajtje ofenduese për vetë ministrin, por edhe për 300 deputetët, ku ndër të tjera thuhej se “parlamentin duhej ta merrte në kontroll ushtria”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/kercenohet-kotzias-i-dergojne-plumb-ne-shtepi-512537/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright