Kërcënon Daçiç: Nëse shqiptarët e Luginës mendojnë se…

0

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka reaguar, pasi shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë thënë se do të kërkojnë dialog e reciprocitet me serbët në veriun e Kosovës.

“I këshilloj ata që të mos luajnë. Çdo durim e çdo tolerancë unë iu them se ka kufij. Do të reagojmë politikisht, por edhe në mënyra e forma të tjera. Nëse ata po mendojnë se do provokojnë sigurinë dhe stabilitetin e Serbisë, ju them se e kanë gabim. Lërini këto. Kthejuni dialogut dhe politikës”, tha Daçiç. Ministri serb ka akuzuar Kosovën se nuk po përmbush marrëveshjet e dakordësuara në Bruksel.