Debat i ashpër në Kuvend, deputeti i VMRO-DPMNE-së kërcënon me burg Grubin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/04/2023

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski kërcënoi zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi se do përfundoj në burg lidhur me fshehjen dhe prapaskenat që sipas tij po fshihen  nga opinioni.

“Marrëveshja me “Bechtel dhe Enka”, pse po mbahet fshehtë, a do të paguajë Maqedonia gjoba prej 53 milionë euro dhe a do të mbajë dikush përgjegjësi për korridoret 8 dhe 10d”, pyeti Stojanovski.

Ai përveç kryeministrit, iu drejtua edhe zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili është edhe koordinator për këtë marrëveshje. Sipas tij,  për këtë dokument do të jetë i pari që do të shkojë në burg.

Stojanoski theksoi se Ligji i dorëzuar për shpronësim ka dy nene kontroverse, nenin 2 ku prona që i nënshtrohet shpronësimit menjëherë dorëzohet në posedim pa marrë formë të prerë vendimi dhe neni 3 ku barazohet statusi i objekteve të ligjshme dhe të ndërtuara pa leje.

“Nuk do të ketë mëshirë për kontrata të tilla dhe për këtë lloj ligji dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që e kanë bërë këtë kontratë, të paguajnë gjoba me paratë e popullit për dikë që është i pasur”, tha ai.

Për këtë, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d është një interes strategjik kombëtar për vendin, i cili do të lidhë qytetet me vendet përreth, një projekt me rëndësi të madhe për Maqedoninë.(INA)

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lista zgjedhore

Nesër fillon inspektimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

osmani taravari

Sondazh: Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

shqiptar-mal i zi

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi, kishte kërkuar statusin e dëshmitarit, ka ofruar informacione për disa vrasje

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

scholz-shulc-olaf

Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

INFO

NA NDIQ