Një 44 vjeçar nga Kërçova do të përgjigjet para ligjit për rrahjen e një pjestari të policisë.
Sipas raportit policor, 44 vjeçari me inicialet A.S është ndaluar nga policia në afërsi të fshatit Garan të Kërçovës dhe pas procedurës së verifikimit dhe kontrollit, siç raportohet personi i lartpërmendur ka sulmuar policinë.
“SPB Kërçovë ka ngritur kallëzim penale kundër A.S.(44) nga fshati Zhubrinë e Kërçovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave për siguri në rrugë”. Ai, më datë 19.07.2023 në ora 10.30, në rrugën lokale në afërsi të fshatit Garan, ka sulmuar fizikisht policin i cili ka qenë duke kryer aktivitete zyrtare”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.(INA0