Kërçovarja që nënshkroi kontratë me klubin e madh gjerman

0

Futbollistja shtatëmbëdhjetë vjeçare Leutrime Emini nga Kërçova, e cila me prindërit e saj jeton në Gjermani, ka nënshkruar Kontrazë me klubin gjerman të futbollit për femra “Bohum”, ku e filloi karrierën e futbollit.

Për të janë interesuar edhe nga ekipi kombëtar i Kosovës gjegjësisht krerët e FFK-së, ftesa është pranuar dhe ajo tani më ka disa pjesëmarrje për Kosovën për ekipin U-19. Emini thotë se nuk ishte kontaktuar nga krerët e ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje për selektimin adekuat të FFM-së.

“Me kënaqësi e pranova ofertën për të marrë pjesë për anëtaren më të re të FIFA-s dhe UEFA-s, selektimi i Kosovës”, thotë Emini, e cila është kërçovarja e parë e cila merr pjesë për anëtare në Bundes Ligën për juniorë të Gjermanisë në futbollin për femra.