Kerimi – Nuhiut: Rasti “Alfa” është turp i drejtësisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

4 Shkurt, 2022

Zëvendësministri i drejtësisë Agim Nuhiu në “Rruga drejt” derisa komentoi shumat e majme të parave si garanci që disa individ të mbrohen në liri, tha se është përgatitur një strategji e cila përfshin edhe hetimet e pavarura financiare, karshi asaj penale. Megjithatë kjo strategji e shumëpërfolur e zëvendësministrit Nuhiu hidhet poshtë nga gazetari Adrian Kerimi.

“Çdo rast nuk mbyllet kur ka dilema, por krijohen pista për tu hapur hetime të tjera. Dhe sigurisht, rasti Mijallkov dhe raste të tjera të cilat deponojnë garanci me shuma të majme financiare, sigurisht që është një pistë që do të duhet të ngrihen edhe hetimet ose procedura para hetimore. Prandaj edhe si shtet kemi hartuar strategjinë ku kemi paraparë edhe 5 objektiva me të cilat sot ne e kemi sfidë në drejtësi, pikërisht atë që e thash edhe hetimet e pavarura financiare karshi veprimeve që bën për përgjegjësi penale. Të dëshmojnë edhe për prejardhjen e pasurisë dhe pse jo të sekuestrohet”, tha Agim Nuhiu.

Kerimi kundërshtoi me fakte këtë strategji, me tjerash i tha Nuhiut se në rast se kjo strategji për ju është e mirë, atëherë ta mbani me shëndet.

“Kjo strategji bie në ujë komplet kur kupton se prokurori në rastin e Sead Koçan, ka marrë si garanci pasurinë e cila ishte ngrirë. Edhe ai prokuror që sipas kësaj strategjie duhej të ishte i përgjegjshëm i ndershëm, është avancua në detyrë. Do të thotë ka dëmtuar shtetin, ka marr si garanci pasurinë e ngrirë dhe avancohet në punë, në rast se kjo është strategjia, atëherë ta mbani me shëndet”, tha Kerimi.

Kerimi theksoi se familjarët tashmë e të ndjerit Rexhail Qerimi, dyshojnë se këtij të fundit gjendja shëndetësore i është përkeqësuar si rezultat i padrejtësisë që i bërë.

Sipas tij në gjendje të njëjtë shëndetësore janë edhe personat e tjerë të dënuar për këtë rast.

“Unë kam biseduar me familjarët e Rexhailit dhe bisedoj çdo ditë. Dyshimi i tyre është se Rexhailit i është përkeqësua gjendja për shkak të padrejtësisë që i është bërë. Dhe në gjendje jo më të mirë shëndetësore janë edhe të tjerët të dënuar për këtë rast. Prandaj ngritët ky alarm në media, në institucione, në opinion që të merren hapa sa më shpejtë që të mos përsëritet kjo. Për shkak se po shkojmë gjurmëve të njëjta. Po i lemë njerëzit në burg, të vuajnë dhe të vdesin për shkak të mungesës institucionale dhe vullnetit politik për ti zbardhur rastit. Për të cilët të gjitha partitë shqiptare, posaçërisht BDI-ja që 20 vite zotohet se do t’i zbardhi. Kur marrin rrugë për zbardhjen e rastit thonë BDI-ja e bëri, kur nuk dalin rastet ashtu siç doli rasti “monstra”, thonë po ne nuk mund të ndërhyjmë në gjyqësor”, tha Kerimi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ