Kërkohej nga policia, arrestohet në Tabanoc kumanovari 24 vjeçar

Në datën 08.03.2021 në orën 08.45 në Kalimin Kufitar Tabanocë, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se N.M.(24) nga Kumanova kërkohej me telegram nga Sektori për bashkëpunim policorë ndërkombëtar për shkak dyshimit të bazuar se është kryerës i veprës penale sipas nenit 149 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Ai është arrestuar dhe dorëzuar te nëpunësit policorë nga SPB-Kumanovë për procedim të mëtutjeshëm.