Kërkohen agjenci turistike për vizita në Budapest për të takuar Gruevskin?!

0

Në rrjetet sociale ka ndodhur edhe kjo. Disa qytetarë kanë hapur një profil duke kërkuar një nismë që ndonjë agjenci turistike të organizojë vizitë në Budapest të Hungarisë për të takuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Nuk bëhet fjalë për lajm të rrejshëm, por për një nismë që ka marrë jehonë në rrjetet sociale dhe se ka pasur qindra komente. Në foton e nismës është vendosur ajo e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Disa qytetarë kanë komentuar se atje mund të shkojnë vetëm patriotët dhe jo tradhëtarët. Ndër komentet e tjera ishin 20 euro për tia shtrenguar dorën Gruevskit, 50 euro për ta përqafuar dhe 100 euro për të pirë kafe me të…

*Kjo është rubrika thashetheme