Kërkohen mësues të gjuhës shqipe në Zvicër

0

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur konkursin për mësues të gjuhës shqipe për vitin shkollor 2019/2020 në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shtetit për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili njoftoi se afati për dorëzimin e dokumenteve do të zgjasë 14 ditë. Në disa nga kantonet në Zvicër tashmë ka filluar mësimi i gjuhës shqipe. Mësimi nis këtë të hënë do të fillojë edhe në Zyrih.

Sipas të dhënave aktuale nga Zyra e Statistikave Federale (FSO), pjesa më e madhe e popullsisë së përhershme flet gjuhën gjermane ose zvicerane gjermane. Në mesin e gjuhëve jo-kombëtare, gjuha angleze dhe portugeze janë më të zakonshmet e më pastaj është edhe gjuha shqipe.

KLIKO PËR TË KONKURRUAR  

Aplikacioni "Diaspora Shqiptare"

LAJM I DITËS / Starton aplikacioni i parë informues “Diaspora Shqiptare”.Prej ditës së sotme të gjithë shqiptarët kudo gjenden kanë mundësi të njihen në kohë reale me gjithçka ndodh në Diasporën Shqiptare. Kjo, falë aplikacionit më të ri “Diaspora Shqiptare”, i cili prej ditës së sotme gjendet falas në dyqanet virtuale.App store: https://apps.apple.com/us/app/diaspora-shqiptare/id1473128308Play store: https://play.google.com/store/apps/details?id=org.nativescript.diaspora&hl=enSynimi i këtij aplikacioni është që të ofrojë informacion të plotë për gjithçka ndodh në Diasporë, të pasqyrojë aktivitetet e komunitetit shqiptar në çdo vend e mbi të gjitha të jetë pikë referimi për të gjithë shqiptarët kudo janë. Aplikacioni “Diaspora Shqiptare” do të jetë një platformë aktive për të gjithë veprimtarinë e Këshillit Koordinues të Diasporës, i cili përbëhet nga 15 përfaqësues të komunitetit shqiptar në botë.Nëpërmjet këtij aplikacioni do të vijnë te ju lajme, analiza, ide, sugjerime dhe komente lidhur me realitetin shqiptar brenda dhe jashtë ShqipërisëMjafton vetëm ta shkarkoni atë në telefonin tuaj, të regjistroheni me një adresë e-mail-i, të vendosni një fjalë kyçëse dhe brenda pak minutash do të jeni përdorues i tij.Nëpërmjet kategorive të përzgjedhura mund të gjeni informacionin që ju nevojitet: aktualitet, histori suksesi në fusha të ndryshme, kulturë, sport etj. Ai është i ndarë sipas shteteve, ku lexuesi mund të përzgjedhë të lexojë vetëm lajmet, nga një ose disa shtete të caktuara.Ajo çka e bën të veçantë këtë aplikacion është fakti se për herë të parë shqiptarët kanë një hapësirë virtuale të përbashkët ku mund të informohen për gjithçka ndodh në komunitetin shqiptar anë e mbanë botës.

Gepostet von Ministri i Shtetit për Diasporën am Samstag, 20. Juli 2019