Kërkohet edhe ndalimi i shumimit të shqiptarëve në Maqedoni, libri skandaloz i sociologjisë

Deputetja e ASH-së, Artina Qazimi ka parashtruar një pyetje në adresë të Ministrisë së Arsimit, duke thënë se a e dijnë se çfarë përmbajnë librat shkollor në Maqedoninë e Veriut.

Ja pyetja e deputetes që është shokuese se çfarë përmban një libër shkollor i sociologjisë:

” Ju dëgjojmë duke u shitur patriota kur afrohen zgjedhjet e ju rrezikohet pushteti. Por ama, për më shumë se një dekadë, në tekste shkollore vazhdojnë të ofendohen shqiptarët, ndërsa shumica e ministrave kanë qenë dhe janë nga BDI. Edhe sot, në librin e sociologjisë për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar shkruan se shqiptarët, turqit dhe romët bëjnë lindje të shumta sepse janë të paarsimuar, të pakontrolluar dhe duhet të merren masa.”

Po e lexoj tekstin integral nga libri:

“Shkallë të lartë të lindjeve kemi te romët, shqiptarët dhe turqit. Një përqindje e madhe e kësaj popullate, e veçmas atyre të cilët nuk janë mjaft të arsimuar, reprodukohet në mënyrë të vjetër tradicionale, pa një kontroll të vetëdijshme të lindjeve. Në lidhje me këtë duhet të merren masa konkrete dhe të gjenden mënyrat që nataliteti të vijë në suaza normale”.

Ajo i tha ministrit se nuk po e pyet kur do ti korigjoni librat sepse  kanë pyetur shumë më herët dhe nuk është ndërmarrë asgjë.

“Çfarë metoda moderne të reja të reprodukimit do tu impononi shqiptarëve, mos vallë diçka nga agjenda juaj e gjelbër. Përmbajtje të tilla fyese, me shtrembërime
historike, me gabime gjuhësore e përmbajtjesore, ka në shumë libra shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedonin e Veriut. Ato janë denoncuar në vazhdimsi në media, por institucionet, përkatësisht Ministria e Arsimit përveç premtimeve për evitimin e gabimeve të tilla, deri më tani nuk ka ndermarrë asnjë masë konkrete.

Me dikasterin e Arsimit që nga viti 2002 kanë udhëhequr pesë ministra shqiptarë , por asnjëri prej tyre nuk ishte i qasshëm për të komentuar gjendjen me tekstet mësimore. Gjatè mandateve te tyre, nuk kanë munguar premtimet dhe madje për këtë qëllim ishin formuar edhe komisione, por deri më tani nuk ka pasur asnjë epilog konkret, nderkohë që tekstet me përmbajtje fyese e gabime tjera të shumta, vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit arsimor.
Por, si duket kjo mund të jetë bërë edhe me qëllim për të poshtëruar popullatën shqiptare me problemet me të cilat ajo nuk përballet, apo imponohen si të tilla. Mendoj se është gabim i madh që kto tekste ende vazhdojnë të jenë në përdorim. Çfarë metoda moderne të reja të reprodukimit do tu impononi shqiptarëve, mos vallë diçka nga agjenda juaj e gjelbër?”, theksoi deputetja Artina Qazimi . (INA)