Kërkohet ngrirja e çmimeve në Maqedoninë e Veriut, qytetarët në krizë

ina-online
ina-online

30 Gusht, 2023

Organizata e Konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut (OKM) kërkon ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

Marijana Lonçar Velkova nga OKM theksoi se “ushqimi merr një pjesë të madhe të buxhetit të çdo familjeje, ndërsa rritja e çmimit të tij iu bartet qytetarëve, gjegjësisht konsumatorëve”.

“Ne e dimë që ngrirja e çmimeve është një masë populiste dhe se kemi një ekonomi tregu, por në situata të këtilla nuk duhet të presim, duhet të dalim me një vlerësim të saktë dhe të marrim masa sepse çdo gjë po rëndon dhe dëmton konsumatorin. Nuk mendoj se duhet të flasim as për ushqimet bazë. Për shkak të çmimeve të larta, shumë qytetarë blejnë produkte me cilësi më të ulët ose me vlerë më të ulët ushqyese, dhe qasja në produktet ushqimore bazë është një e drejtë elementare e njeriut. Konsumatori duhet të ketë qasje në mallrat bazë të konsumit, veçanërisht ushqimin – qumësht, djathë, gjalpë…”, deklaroi Lonçar Velkova.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

mepso

Pezullohet kompania diskutabile, MEPSO-s i merrte energjinë elektrike pa e paguar

policia financiare e Maqedonise

Kush do të vjen drejtor i policisë financiare, pas largimit të Muaremit

baza ushtarake serbe

Kjo është baza e re ushtarake serbe që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Kosovën (FOTO)

vucic cnn

Vuçiq gënjen në CNN

vjosa rama von der leyen michel

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuar në samitin historik në Tiranë

Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

Matthew Miller Metju Miler

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

Rama Plenkoviq

Rama e Plenkoviq kërkojnë masa kundër Serbisë për shkak të dhunës në Kosovë

INFO

NA NDIQ