Kërkohet një familje për pushime falas në tre vende turistike me all-inclusive, apliko edhe ti?!

0

Një agjenci e njohur turistike për pushime luksoze në SHBA është në kërkim të një familje e cila do të shkojë për pushime në tre vende turistike me shërbime all-inclusive. Detyra e vetme e kësaj familje të vlerësojë hotelet dhe pushimoret si dhe aktivitetet që i kanë gjatë psuhimeve. Ata përveç pagesës së plotë të pushimit, do të kenë në dispozicion edhe 500 funte në xhep për të harxhuar derisa qëndrojnë atje, shkruan gazeta britanike Mirror. Por kjo kompani turistike është Club Med, e cila përkujdeset për pushime luksoze. Edhe ju mund të aplikoni dhe ajo që duhet të bëni është të ndani një fotografi me familjen tuaj nga një pushim që keni bërë. Foton duhet ta postoni duke përdorur hashtag #ultimatefamilyjob dhe të caktoni poashtu këtë @ClubMed në Instagram ose @ClubMedUK në Facebook apo edhe Twitter. Nëse fitoni, do të kontaktoheni nga agjencia dhe do tju njoftojnë për tre destinacionet që do të shkoni për pushime. (INA) https://www.mirror.co.uk/travel/news/you-can-now-paid-review-18768456