Kërkohet seancë e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Likovës, banorët e Nikushtakut duan zhvendosjen e deponisë

ina-online
ina-online

29 Gusht, 2023

Shtatë këshilltarë të komunës së Likovës kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme t Këshillit të Komunës, me kërkesë për zhvendosjen e deponisë së egër në fshatin Nikushtak.

“Sipas nenit 40, pika 4 e Ligjit për Vetqeverisje Lokale, kryetari i këshillit komunal Zekirja Shahini është i detyruar që të thërrasë mbedhje të jashtëzakonshme dhe të diskutoj mbi temën e kërkuar Rilokimi i deponisë së egër në fshatin Nikushtak. Mbetet detyrë e Kryetarit të këshillit të informojë këshilltarët për mbledhjen e jashtëzakonshme dhe njëkohësisht ju bëjmë thirrje mediave që ta ndjekin këtë mbledhje dhe vendimet që do të merren. Rikujtojmë se me datë 26 gusht 2023 nga tymi që dilte nga deponia e egër u shkaktua aksident trafiku me ç’rast u dogjën dy vetura dhe u lënduan disa persona. Deponia e egër është në afërsi prej 1km nga fshatrat Orllancë, Grushinë dhe Nikushtak, ndërsa tymi, era e keqe, dhe qentë endacak janë kërcënim i vazhdueshëm për shëndetin dhe sigurinë e banorëve”, thuhet në reagimin e banorëve të fshatit Nikushtak.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

oliver spasovski

Spasovski: Ligji për amnisti nuk zgjidh problemin e burgjeve

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

policia-714x420

MPB: Është arrestuar 23-vjeçari, u kap me 320 litra alkool të padeklaruar

evn-fatura

Është rritur çmimi i energjisë elektrike në RMV, ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

qeveria kovacevski4

A ka krizë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut?!

supermarketet-800x445

Rënie në tregtinë me pakicë me ushqim, pije dhe derivate

0FBDA6C6-3F07-4CF0-9CA6-52FF333FC0D4

Aksident tragjik – humb jetën 18 vjeçari nga Çegrani i Gostivarit

gjobaa

MPB: 563 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

denari-756x420-696x387-1

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

INFO

NA NDIQ