Këshill Nismëtar për themelimin e Klubit të Intelektualëve të Dervenit

0

Sot në Saraj një grup i intelektualëve në përbërje prof. Dr. Ali Pajaziti, prof. Dr. Izaim Murtezani, prof. Dr. Sefer Tahiri dhe Mr. Isamet Bakiu formuan Këshillin Nismëtar për themelimin e Klubit të Intelektualëve të Dervenit. Siç u prononcuan ata, ky asociacion i ri do të ketë si objektiv avancimin e frymës arsimore, kulturore dhe shkencore në këtë trevë e më gjerë, organizimin dhe sistematizimin e punës së kësaj shtrese shoqërore që duhet të ketë ndikim në zhvillimin pozitiv të shoqërisë dhe afirmimin e vlerave autentike dhe të frymës demokratike. Fokus i veçantë i kësaj shoqate do të jetë perspektiva e gjeneratave të reja, kontributi i shkollarëve në krijimin e një imazhi ndryshe për këtë zonë. Motoja e entitetit të ri është Crescat scientia, vita escolatur (Le të shtohet dija, le të begatohet jeta!)