Këshilla për gjumë të rehatshëm

0

Për të pasur mundësinë që të bëni gjumë sa më të mire dhe te shëndetshëm, u sjellim disa këshilla të thjeshta.

Thoni jo kafesë

Në darkë është më mirë të shmangni nga përdorimi kafen dhe çdo produkt tjetër me përmbajtje kafeine. Në vend te kafesë, përdorni një gotë qumësht të ngrohtë, qumështi është mik i mirë i gjumit, përcjell kosovapress.

Meditoni

Stresi i ditës dhe ankthi janë nga armiqtë kryesore të gjumit.

Meditimi është një mënyrë shumë efektive për të na rifreskuar mendjen. Rifreskimi i mendjes do të thotë një premisë më shumë për gjumë të mirë.

Pa drita

Sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e errësuar kur ju shkoni për të fjetur. Nëse kjo nuk është e mundur, mund të praktikoni edhe maskat e gjumit.