Këshilli i Evropës thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Picture of INA
INA

17/05/2024

Kryesuesja e deritanshme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Hasler, që është ministre e Jashtme e Lihtenshtajnit, shteti i cili ka pasur udhëheqjen e presidencës së KiE-së, tha pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave më 17 maj se Kosova është përmendur në mbledhje nga shtetet anëtare.

“Pranimi i Kosovës u përmend disa herë sot në kuadër të deklaratave kombëtare të ministrave. Ne kemi pranuar letër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me rekomandimin për pranimin e Kosovës dhe ne bëmë gjithçka brenda presidencës sonë për të avancuar procesin, së bashku me shtetet anëtare. Dhe Komiteti i Ministrave veçse ka nisur diskutimet për çështjen dhe aktualisht po shqyrton se si të procedojë”, tha ajo.

Në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, sipas ueb-faqes zyrtare të KiE-së, nuk u përfshi votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.Kosova veçse ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Ministrave.

Pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg.Ndërkaq, kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, tha se kur bëhet fjalë për pranimin e Kosovës, çështja nuk ka të bëjë me atë nëse duhet të pranohet, por kur.

Më 16 maj, përmes një letre dërguar Këshillit të Evropës, Kosova tha se zotohet se do të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit. Me këtë zotim, Kosova tha se përmbushi kushtin e vënë nga disa anëtarë të Këshillit të Evropës dhe Prishtina kërkoi që të bëhet anëtare e kësaj organizate evropiane për të drejtat e njeriut.

Por, Gjermania, një prej shteteve që ka vendosur kushtin për Kosovën në KiE, tha se ajo konsideron si “hap konkret” vetëm kur Kosova të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.
Deri më tani, janë prezantuar disa draft-statute për Asociacionin, përfshirë një nga BE-ja në tetorin e vitit të kaluar.

Por, në letrën dërguar KiE-së, Kosova tha se mëton që të hartojë draftin e saj, duke u frymëzuar nga drafti i prezantuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung.

Në fund të janarit të vitit 2023, FES-i publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Albin Kurti./rel

TË FUNDIT
22 minuta
Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, Mickoski paralajmëron start të furishëm
23 minuta
Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi
29 minuta
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë
29 minuta
Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve
31 minuta
Gjermanët dhe Zviceranët ndahen me barazim, por ecin përpara

ME TE LEXUARA

1 ditë
I nxehti afrikan/ Vazhdon faza portokalli – Nga nesër pasdite ndryshon
9 orë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
1 ditë
Aleanca Demokratike Boshnjake dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak ngrisin kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviqit
9 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë
1 ditë
Me këtë formacion Sylvinjo po përgatitet kundër Spanjës?!
2 orë
Zvicra i shënon gjermanëve, mbyllet pjesa e parë
1 ditë
Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit
31 minuta
Gjermanët dhe Zviceranët ndahen me barazim, por ecin përpara
1 ditë
NYT: Përmendoret në Shkup janë kryesisht të heronjëve bullgarë, Skënderbeu i shqiptarëve

LEXO MË SHUMË

Qeveria E RMV

Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, Mickoski paralajmëron start të furishëm

Bilall Kasami

Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi

Qeveria vlen ministrat

Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë

deputetet fronti evropian

Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

xhaka gjermani

Gjermanët dhe Zviceranët ndahen me barazim, por ecin përpara

zvicra

Zvicra i shënon gjermanëve, mbyllet pjesa e parë

Tifozet kuq e zi kombetarja

UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë

muharrem maralusha

Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)

haxh-meke

Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite

INFO

NA NDIQ