Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane vizitë në Shkup, takime të nivelit të lartë

Picture of Ina Online
Ina Online

04/03/2025

Një delegacion i lartë i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane këtyre ditëve po qëndron për vizitë në Shkup ku ka zhvilluar takime të nivelit të lartë. Pjesë e këtij delegacioni janë Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj.

Agjenda e takimeve ka nisur me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, fillimisht me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së RMV-së, Izet Mexhiti dhe më pas takimi me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe shefin e diplomacisë, Timço Mucunski, ku në fokus ishin zhvillimet aktuale në rajon, Maqedoninë e Veriut dhe çështje tjera.

“Sot pata kënaqësinë të takoj përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, një zë i rëndësishëm i çështjeve shqiptare në institucionet më të larta amerikane ndër vite, Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj. Diskutuam mbi zhvillimet aktuale politike, sfidat globale të sigurisë dhe rolin e shqiptarëve në këto procese. I informova për prioritetet dhe projektet e Qeverisë së re, si dhe ndamë pikëpamjet mbi sfidat që kemi përpara. U dakorduam për ndërtimin e një strategjie të bashkërenduar për të forcuar më tej pozicionin dhe interesat e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Partneriteti me SHBA-në mbetet jetik për të ardhmen tonë, dhe bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë strategjikë është çelësi për të adresuar sfidat dhe mundësitë e kohës.”, ka shkruar Mexhiti. (INA)

Takimi me kreun e BDI-së, Ahmeti

Më pas është zhvilluar edhe një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se ka realizuar një takim të frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane.

“Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në selinë e BDI-së në një takim vëllazëror z. Ilir Rusi, z. Martin Vulaj dhe z. Burim Rexhaj, përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, në të cilin bashkë diskutuam mbi zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, rajon dhe sfidat gjeopolitike. Miqësia dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një vlerë e patjetërsueshme për kombin tonë. Mbështetja e palëkundur e SHBA-ve ka qenë dhe vazhdon të jetë shtyllë kyçe në forcimin e pozitës sonë dhe në avancimin e të drejtave shqiptare në rajon.
Në këtë drejtim roli dhe kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë dhe do të mbetet një faktor kyç për të ardhmen tonë të përbashkët, jo vetëm për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në të gjitha trojet tona etnike!”, theksoi Ahmeti.

May be an image of 3 people, the Oval Office and text

Delegacioni i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane ka zhvilluar takime edhe të tjera me personalitete të sferës publike në fushën e politikës, biznesit, shoqërisë civile, ndërsa vizita është përmbyllur me takimin me ambasadoren amerikane në Shkup, Angela Ageler.

TË FUNDIT

Thaçi s’po lejohet të merr pjesë në varrimin e babait, Rama: Një poshtërim i ri nga tribunali i turpshëm

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Kim Mehmeti: Përderisa prindërit i varrosin të dashurit e vet, qeveria kërkon varr për përgjegjësinë e saj

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË