Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton rezolutë për pauzë humanitare në Gaza

INA
INA

16/11/2023

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) miratoi një projekt-rezolutë që kërkon “pauzë të menjëhershme dhe të zgjatur” të konfliktit në Gaza, raporton Anadolu.

Projekt-rezoluta e paraqitur nga Malta në KS të OKB-së u votua në një seancë urgjente. Projektligji u votua me 12 vota “për” dhe tre “abstenime” nga gjithsej 15 anëtarë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rusia dhe Britania e Madhe abstenuan.

Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit hodhi poshtë propozimin e amendamentit rus për të përfshirë termin “armëpushim” në vend të “pauzës humanitare”.

Rezoluta bën thirrje për një “pauzë të menjëhershme dhe të zgjatur humanitare në konflikt” në vend të një armëpushimi humanitar dhe krijimin e një korridori në Rripin e Gazës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Më tej, rezoluta thekson se intervalet në fjalë duhet të kenë një “numër të mjaftueshëm ditësh” në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe bën thirrje për qasje të papenguar, të shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare të ofruar nga OKB-ja dhe partnerët e saj.

Vendimi bën thirrje për lirimin e të gjitha pengjeve, veçanërisht të fëmijëve, nga duart e Hamasit dhe grupeve të tjera dhe bën thirrje për t’i dhënë fund pengimit të furnizimit të popullatës civile në Gaza me gjërat e nevojshme themelore.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

biden trump

Trump: Biden është kërcënimi i vërtetë për demokracinë, jo unë

izrael tel aviv gaza

Forcat izraelite të Mbrojtjes: Mbi 100 ushtarë izraelitë të vrarë që nga operacioni tokësor

serbet rusi mercenar serb

Rusia ka humbur 338,820 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit

Gaza

G7: Nevojitet veprim urgjent për të minimizuar humbjet civile në Gaza

biden-trump

Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi, nëse Trump nuk do të ishte në garë

Putin

Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zelenski

Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

europa_flamujt

Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

INFO

NA NDIQ