Këshilli i Sigurimit të RMV-së do të mblidhet të enjten, në fokus situata e sigurisë në vend dhe rajon

Picture of INA
INA

30/10/2023

Seanca e 19-të e Këshillit të Sigurimit do të mbahet më 1 nëntor 2023 (e mërkurë) me fillim nga ora 12:00 në Zyrën e Presidentit, transmeton Portalb.mk.

Situata e sigurisë në vend dhe në rajonin euroatlantik do të jetë në rend dite të seancës.

Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erold Musliu, njoftuan nga kabineti i presidentit.

Presidenti Pendarovski, disa ditë më parë në një intervistë për “Click Plus” në TV 21, bëri të ditur se agjendë të të cilit do të Këshillit do të jetë edhe situata në veri të Kosovës, lufta në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, konflikti Hamas-Izrael.

“Disa thonë se është larg nesh, por fatkeqësisht ne kemi, që nga lufta siriane, njerëz që janë mercenarë dhe luftojnë në njërën anë apo tjetrën, por ata janë qytetarët tanë dhe ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me ta, kur nesër, pasnesër do të kthehen në vend. Sa mbulohen nga shërbimet tona, le të shohim informacionin nga partnerët tanë”, tha presidenti në intervistë.

Ai shtoi se rrethana jonë e favorshme është se jemi anëtarë të NATO-s dhe nga atje marrim rregullisht informime dhe e dimë se si do të zhvillohet situata në lidhje me konfliktin Hamas-Izrael, edhe pse nuk është e lehtë të parashikohet në fazën e parë. “Megjithatë, Këshilli i Sigurimit sigurisht që do të mblidhet, jo vetëm për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, por edhe për zhvillimet në veri të Kosovës dhe luftën në Ukrainë”, tha presidenti.

Në këtë kontekst, presidenti bëri të ditur se vendi ynë do të shtojë kontigjentin e tij në Kosovë në javët në vijim, me kërkesë të NATO-s.

Kujtojmë se për herë të fundit, Këshilli i Sigurimit është mbledhur më 23 janar 2023 ku në fokus ishte siguria në vend dhe rajonin euroatlantik.

TË FUNDIT
11 minuta
Këta janë drejtorët e rinjë nëpër burgje
43 minuta
Fetai: Jo serioze idena e BDI-së për rajonalizimin e shtetit! E kanë humbur rrugën në oborr
1 orë
Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune edhe për personelin mjekësorë me shkollë të mesme
1 orë
Hetimi për vrasjet Vanja-Zhezhovski ka përfunduar, prokuroria kërkon bashkimin e procedurave gjyqësore
1 orë
Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit

ME TE LEXUARA

19 orë
Ndryshime edhe në Bordin e FIZhT-së, asnjë shqiptar!
11 minuta
Këta janë drejtorët e rinjë nëpër burgje
1 ditë
Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër
16 orë
Vrasja në Debresh, paraburgim për dy vëllezërit!
1 ditë
Ahmeti takim me ambasadoren norvegjeze

LEXO MË SHUMË

burgu-idrizove

Këta janë drejtorët e rinjë nëpër burgje

IMG_4697

Fetai: Jo serioze idena e BDI-së për rajonalizimin e shtetit! E kanë humbur rrugën në oborr

arben taravari2

Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune edhe për personelin mjekësorë me shkollë të mesme

vanja

Hetimi për vrasjet Vanja-Zhezhovski ka përfunduar, prokuroria kërkon bashkimin e procedurave gjyqësore

faton hajrizi

Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit

policia

Kallëzim penal ndaj tre policëve, gjuajtën me armë zjarri gjatë orarit të punës

arben fetai

“Spiun i Albin Kurtit”, Fetai flet për kritikat për pasurinë e tij: Levica vazhdimisht merret me mua

IMG_4697

Fetai: Do të ndryshojmë ligjin, për një vit të mbyllim 70% të kazinove

arrest ushtar blerim ramadani

Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit

INFO

NA NDIQ