Këshilli komunal i Mitrovicës së Veriut voton hapjen e Urës së Ibrit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Prill, 2023

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani, në një prononcim për T7 ka sqaruar për votimin e ndodhur sot e që është ndërlidhur me lirimin e Urës së Ibrit për qarkullim për automjete.

Ai ka thënë se propozimi ka ardhur nga një asamblistë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe është votuar me shumicë votash.

“Ne sipas propozimit për ndryshim në rendin e ditës nga asamblistja , ka ardhë deri tek kërkesa që të shtohet në rendin e ditës edhe pika për lirimin e hapësirës tek ura e Ibrit. Shumica ka vetuar për. Lirimin për automjete. Ura për 20 vjet është duke u revitalizuar, por qarkullimi i automjeteve s’ka qenë në disponim. Ne kemi marrë këtë vendim, sepse kërkesat janë nga qytetarët. Ne si Kuvend e kemi shti si rend të ditës dhe e kemi marrë këtë vendim”.
Megjithatë ai ka thënë se Kuvendi Komunal nuk do të merret nëse ai vendim i është i zbatueshëm dhe se tashmë kjo çështje i takon Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Na vendimin e kemi pru, zbatimi a është i mundshëm, Kuvendi nuk do të merret. Është ministria përkatës. Ministria e Pushtetit Lokal dhe MPB”, ka shtuar ai.

Ugljani ka thënë se kërkesa do t’iu parashtrohet edhe ndërkombëtarëve që kujdesen për sigurinë. “Kërkesa do t’iu paraqitet edhe ndërkombëtareve e që kanë detyrë për sigurim të situatës. Ne do t’i njoftojmë që kjo është dobi për qytetarët dhe s’është kërcënim për askënd”, ka thënë ai.

Por, Lista Serbe ka lëshuar kërcënime se nëse kjo ndodh do të ketë incidente

Në një reagim të lëshuar, nga kjo parti e kanë quajtur vendimin që u mor me shumicë votash si “jolegjitim” dhe në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Lista Serbe dënon ashpër vendimin e kundërligjshëm dhe jolegjitim të shumicës së paligjshme dhe jolegjitime parlamentare në Mitrovicën e Veriut për hapjen e urës kryesore të qytetit për qarkullimin motorik, gjë që shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë zonë. Duam të paralajmërojmë se hapja e mundshme e urës padyshim që do të rezultojë me incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe qëllimi i Prishtinës”, thuhet në reagim.

Sipas pretendimeve të Listës Serbe ky vendim “është vazhdim i pushtimit të Veriut nga Albin Kurti”.

“Kërkojmë që KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare urgjentisht të pengojnë zbatimin e këtij vendimi, t’i japin hapësirë ​​për zgjidhjen e çështjeve të hapura në dialog dhe në këtë mënyrë të ruajnë paqen në këto fusha. Parandalimi i lëvizjeve të tilla nga ana e këshilltarëve të Prishtinës dhe Kurtit do të ishte në përputhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar të gjitha veprimet që cenojnë procesin e dialogut”, përfundon reagimi i tyre.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_2044

E fejuan kur ishte vetëm 4 vjet, historia e pabesueshme e gruas: 18 vjet jam martu, ai i ka pas 15, fëmijë u kanë

IMG_2041

Haziri me akuza: Qeveria Kurti shkaktoi krizën e 7-të me Veriun gjatë mandatit të saj

IMG_2043

Shea: Veriu çështje e brendshme e Kosovës, punoni me BE-në e SHBA-në dhe mos e humbni besimin

mesi-argentina

Gazetari argjentinas zbulon të ardhmen e Messit

kurti vucic

Kurti thotë se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste, pjesë e listës së pagave të Serbisë

kurti kfor

Komandanti i KFOR-it: Albin Kurti ka bërë veprime të njëanshme

cigare-750x430

Shqipëria, e fundit në rajon për kultivimin e duhanit

vucic

Mediat kroate: Vuçiq me video-adresim gati si Millosheviqi në vitin 2000

policia-itali

Sherr mes bandave në Itali, plagosen 3 shqiptarë

INFO

NA NDIQ