Këshilltarët e Aleancës me pyetje-denoncim:Kush gënjen Ramiz Merko apo Komuna

Këshilltarët e Aleancës me pyetje-denoncim: Kush gënjen Ramiz Merko apo Komuna

Ja komunikata e plotë:

Grupi i Këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët – në Strugë, pas marrjes së përgjigjes ndaj kërkesës së parashtruar për qasje në informacion me karakter publik, në lidhje me dokumentacionin teknik në bazë të së cilës është rekonstrktuar rruga Regjionale nga “ Hotel Drini ” – deri tek “ Euro Hotel ” – Strugë, bën denoncimin e rradhës mbi manipulimin nga Administrata Komunale e Strugës.

Denoncimi ka të bëjë me manipulimin e faktit se projekti i reklamuar në fushatë si sukses i garniturës së kryetarit Merko në mandatin e tretë, vetë komuna sipas përgjigjes së dorëzuar ndaj këshilltarit pranon se projekti është e realizuar dhe ndërtuar nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore, dhe se për të njëjtën nuk ka asnjë kompetencë.

Fenomeni i këtillë i jo transparencës dhe i manipulimit të qytetarëve është problematikë sidomos në komunën e Strugës, pasi që harxhohen mjete të majme nga buxheti dmth para të popullit për objekte infrastrukturore, punimet ndërtimore të cilat lënë shumë për të dëshiruar në aspektin teknik.

Nuk ka llogaridhënie nga projekti dhe subjektet, e më kryesorja nga një projekt i cili duhet të sjellë benefite për qytetarët, ai bëhet barrë dhe ngarkesë për mirëmbajtjen e të njëjtës.

Punimet e këtilla infrastrukturore dita ditës pa vizion, pa profesioanlizëm në projektim, zbatim dhe menaxhim, shkatërrojnë imazhin e Strugës, dhe Strugën – Perlë Turistike, e zhvendosin nga agjenda turistike, e cila me kushtet e saj natyrore, bukurit përrallore, mund të zhvilloj turizëm jo për dy muaj, por gjithë vitin, me plotë përfitime për biznesin turistik”, thuhet në reagimin e këshilltarëve komunal të Aleancës për Shqiptarët – Dega Strugë.(INA)

FOTO dhe Dokumente KLIKO