Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët nën urdhërat e BDI-së!

0

Nga Emir Hamzai

Fillimisht shprehi shqetesim per uzurpimin e prones publike nga oligarke fashiste ne bashkepunim me Teuta Arifin, BDI-në dhe te gjithe te perfshiret ne kete akt te piste. Dite me pare u publikuan disa dokumente se si Komuna e Tetoves e ka ndryshuar një Plan te Detajuar Urbanistik ne interes te biznesmenit serbomalazez Miodrag Davidoviq. Uzurpim i prones qytetare ne menyre mafioze ne bashkepunim me politiken e krimit dhe korrupsionit. Po grabitet prona publike duke betonizuar çdo cep te qytetit dhe askush nuk reagon per kete.

Per kete nuk jane pergjegjes vetem keshilltaret komunal, por edhe ne si shoqeri qe po i ndjekim dhe i votojme vazhdimisht. Eshte e tmerrshme se si pasuria publike shitet e shnderrohet ne zgafelle te vdekjes. Nga Komuna e Tetoves u arsyetuan se procedura ka qene ligjore! Jo gjithçka ligjore domosdoshmerisht vleresohet etike dhe morale. Si ka mundesi keshilltaret e BDI-se dhe ASH-se, se bashku me Teuta Arifin te mos kene ndjeshmeri per katandisjen dhe masakrimin e prones publike.

Si duket ketyre njerezve me papergjegjshmeri deri ne ekstrem nuk u ben aspak pershtypje logjika e “partneritetit” – pra perfitimit te dykahshem politikan-oligark. Tetova ka ”pak” probleme sociale, urbanistike e tash i duhet te pranoje akoma me shume perbrenda saj sistemin kriminal ekonomik qe shfrytezon politiken dhe politika pastaj e shfrytezon oligarkun si mjet per te blere vota.

Perndryshe ky PDU eshte nje dhunim i vullnetit qytetar te demokracise. Si mund te marresh vendime kaq te rendesishme pa futur ne debat qytetarin nese kjo do te ishte ne dem te tij apo e kunderta! Qytetaret duhet te pyeten nese PDU do te ngarkonte jeten urbane ne Tetove. Pa dale te pyesim nese Tetova ka hapesira te gjelberta te mjaftueshme dhe keto ndertesa dreqi nuk do ta ndotin ajrin.

Krejt eshte logjike brenda politikes se Teuta Arifit dhe BDI-se. Plotesisht e pritshme nga keshilltaret e BDI-se per votimin e ketij Plani te Detajuar Urbanistik, por me e habitshme eshte se si ka mundesi qe keshilltaret e Aleances per Shqiptaret ta votojne kete PDU?! Ke sherbejne keta!?

Kur te gjithe presim qe keshilltaret komunal te opozites te reagojne ashper kunder ketyre gradaçelave (siç thone ne Shqiperi) e jo te votojne Plane qe rrenojne hapesiren publike! Ke perfaqesojne keshilltaret e ASH-se, BDI-ne apo qytetaret?! Sidoqofte, jane pikerisht edhe keta keshillataret e ASH-se qe ende nuk kane hequr dore nga mendesia oligarke. Ne vend qe te kundershtojne, t’u bejne thirrje qytetareve per te kundershtuar vjedhjen qe po i behet Tetovës, hapesires publike, keta i votojne dhe po te njejtit bejne cinizmin se votat e tyre jane te panevojshme gjate çdo vendimi te Keshillit komunal.

Kjo nuk ka rendesi, sepse mjafton akti (mbeshtetja e votimit) si denoncim moral. Jane po keta keshilltare qe nuk duhet mbeshtetin per aq kohe sa mosvotimi do te ishte dinjitet perkundrejt kockes se kryekomunares Arifi. Nuk mund te dije motivet se çfare i ka shtyre keshilltaret e ASH-se te votojne kete projekt, se sa per motivet e ketyre te BDI-se i kam parasysh. Nuk e di nese ASH dhe keshilltaret e saj jane perfitues te ndonje apartamenti ne te ardhmen apo babezise per para, kjo i mbetet faktorit kohe.

Ndoshta reagimi i ashper i ruajtjes se prones publike qe perfaqeson Tetova do te tregoje rendesine e organizimit sindikal dhe atij sektorit civil ne te gjitha shtresat e tjera shoqerore, si e vetmja mundesi rezistence ndaj oligokracise qe po ngrihet ne qytetin tim.

*Autori këtë postim e ka publikuar në profilin e tij në facebook