Këshilltarët e Shkupit e miratuan Llogarinë vjetore dhe Raportin vjetor për vitin 2020

Këshilltarët në seancën e sotme të 66-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit me 26 vota “pro”, 12 kundër dhe dy abstenime e miratuan Propozim-llogarinë vjetore të buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020 dhe e miratuan Raportin vjetor të buxhetit të Qyteti të Shkupit për vitin 2020, i cili do t’i dorëzohet Kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe Sektorit për Çështje Financiare.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov të gjithë këshilltareve ua uroi Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin. Ai e shpjegoi Raportin vjetor të Qytetit të Shkupit për vitin 2020 dhe tha se në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020, për të gjitha llogaritë prej të cilave është i përbërë, të hyrat e realizuara dhe hyrjet e tjera janë në shumë prej 6.044.759.756 denarë me një realizim prej 76.7 për qind.

Këshilltari Mihajlo Manevski proceduralisht tha se vazhdimisht diçka e rëndësishme propozohet në seancat e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe pyeti se cila është urgjenca e vendosjes së pikave në rendin e ditës. Sipas tij, urgjenca e propozimit nuk shpjegohet kurrë, punohet jashtëzakonisht në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme, nuk respektohet Rregullorja për punë e Qytetit të Shkupit dhe përdoret shumica./Zhurnal.mk