Këshilltari i BDI-së në Veles votoi për intonimin e himnit maqedonas nëpër shkolla (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

05/07/2024

Intonimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të komunës së Velesit.

Këtë vendim e solli Këshilli i Komunës së Velesit, me 20 vota “për”.

Pro këtij vendimi ka votuar edhe këshilltari nga radhët e BDI-së, Nevzat Muaremovski.

INA sjell videon ekskluzive ku shihet duke votuar për edhe këshilltari nga radhët e BDI-së.

Video më poshtë tregon momentin e votimit:

I njejti ka përkrahur zgjedhjen e kryesuesit të ri të komunës, Daniel Janevski, i cili erdhi në këtë detyrë pasi që kryetari i deritanishëm Zoran Lutkov u zgjodh ministër i kulturës.

“Me 20 vota “për”, konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë në shkollat fillore në komunën e Velesit, është votuar dhe miratuar”, u njoftua në fund të seancës së këshillit.

Iniciatorët e këtij propozimi, thanë se qëllimi i tij është që të nxiten ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe dashuria ndaj atdheut që në moshën më të hershme. (INA)

TË FUNDIT

Kishte deklaruar se voton “kundër”, çfarë ndodhi sot me Fatmir Bytyqin?

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË