Këshilltari i BESËS në Ohër sulmohet nga këshilltari i BDI-së, reagimi i Lëvizjes BESA

0
Xhemal Mena

Lëvizja BESA përmes një komunikate thekson se këshilltari i tyre në komunën e Ohrit, Xhemal Mena është sulmuar nga këshilltar i BDI-së.

“Lëvizja BESA dënon ashpër sulmin fizik ndaj Këshilltarit tonë, i cili po lufton dhe mbron të drejtat e shqiptarëve të Ohrit dhe u sulmua pikërisht gjatë seancës të Këshillit Komunal në Ohër. Rasti në fjalë është paraqitur në polici dhe me këtë rast do njoftohen gjitha ambasadat e huaja dhe presim që kjo paturpësi të merr epilogun e duhur. Gjithashtu, Lëvizja BESA, u bën thirrje gjithë organeve kompetente të marrin seriozisht sulmin ndaj një zyrtari partiak dhe përfaqësues i qytetarëve te Ohrit.”, thekson Lëvizja BESA.

Sipas reagimit, frika dhe paniku në BDI shihen qartë se veprimeve të tyre kriminogjen le po i afrohet fundi. “Sot pas arrestimit të sekretarit shtetëror nga radhët e BDi si dhe publikimi i bombave për krerët e kësaj partie, ditëve të fundit, ua ka humbur orientimin, duke e parë sesa i kriminalizuar dhe i korruptuar është ky subjekt politik. Lëvizja BESA nuk do heshtë ndaj akteve të dhunës që mund të ushtrojnë “banditët” lokal të BDI-së. I bëjmë apel edhe partive tjera politike që të dënojnë dhunën që ushtron BDI dhe gjithë bashkërisht të izolojmë dhe dërgojmë në histori këtë strukturë dhunuesish të korruptuar dhe të kriminalizuar që po mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve.”, reagon BESA.