Këshilltari i kryeministrit Kurti ka një mesazh për Bujar Osmanin

INA
INA

16/10/2023

Këshilltari i Kryeministrit Kurti, Bekim Qoku ka adresuar kritika në adresë të Bujar Osmanit, kryesues i OSBE-së, organizatës për siguri e bashkëpunim si dhe Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

“1. Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së, organizatës për siguri e bashkëpunim, para se të shkojë në Ukrainë për herë të dytë a të tretë, para se të flasë për vatra konflikti gjetkë, të shkojë e vizitojë veriun e Kosovës, të takojë ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, ta ngrejë si shqetësim sjelljen e Serbisë agresore dhe terroriste në rajon, ta kritikojë rolin destabilizues të Vuçiqit.
Dhe jo si shqiptar, se kjo u pa më, por ta kryejë detyrën si kryesues i OSBE-së.
2. Bujar Osmani, politikan që ka dalë nga një parti që ka marrë vota shqiptare, përpara se të kritikojë bashkëpunimet e KM Kurti me partitë shqiptare, mirë do ishte që, së bashku me partinë e tij, të reflektonte për bashkëpunimin e dyshimtë që ka partia e tij për përkrahjen që i jep nismës serbe të Vuçiqit – Ballkani i Hapur, si eufemizëm i Botës Serbe, e cila ka për synim aneksimin e veriut të Kosovës, shpopullimin e Luginës së Preshevës, dhe asimilimin e popullatës së Sanxhakut.
Pra, Burar Osmani, bën mirë të mos shqetësohet për bashkëpunimet ndërshqiptare, sepse kjo i bën mirë shqiptarëve dhe rajonit, por të linjëzohet me shqetësimin e shqiptarëve lidhur me bashkëpunimet e disa individëve dhe partive shqiptare me Vuçiqin dhe politikat serbëmëdha”, ka shkruar Qoku. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

jeton abdullahu flamuri

Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

Kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët nuk e duan izolimin, ashtu siç ndodhi për 11 vjet

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

adriatik lapaj

Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

Borell

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

borel-kovacevski

Borell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për BE-në, miratoni ndryshimet kushtetuese

INFO

NA NDIQ