Këshilltarja e Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin e Komunës së Çairit Nerimane Aktashi nga sot i është bashkangjitur Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.
Lajmin e ka bërë te ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, Jetmir Asani, kryetar i Këshillit të komunës së Çairit.
“Nerimane Aktashi është këshilltare në Komunën e Çairit, deri tani ishte pjesë e BDI, ndërsa nga sot i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike. Gjithashtu është profesionise e fushës së Ekonomisë. Kuadrot e reja si Nerimanja i nevojiten vendit tonë.
#MIRËSEVJEN”, ka shkruar Asani.
Nerimane Aktashi është profesioniste e fushës së Ekonomisë.