Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

Picture of ina-online
ina-online

29/09/2023

Prona të ndryshme, vila luksoze, makina luksoze, restorante, objekte, por edhe shumë shumë pasuri tjetër sekrete rezulton të ketë Millan Radojçiq, kreu i grupit terro rist që ndërmori sulmin e fundjavës së kaluar në veriun e Kosovës, ku në lokacionin afër manastirit Banjskë u vra Afrim Bunjaku, pjestari i policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës e bashkërenduar me EULEX dhe KFOR ndërmorri sot një aksion kontrolli në disa lokacione duke bastisur dhe kontrolluar pronat e Radojçiqit, që po fshihet në Serbi, përcjell INA.

Ka qenë Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ka publikuar pamje ekskluzive nga pronat e terroristit serb, duke përfshirë vilën në bregun e liqenit të Gazivodës. Përpos ministrit Sveçla, edhe shumica e mediave të rajonit tashmë e kanë quajtur atë si ‘Pablo Escobar i Ballkanit’, pasi që pasuria e tij llogaritet miliarda euro.

“Edhe nga fotot që mund të shihen, duket se nuk bëhet fjalë për ndonjë “luftëtar lirie”, por Pablo Escobar i rajonit. Nën maskën e mbrojtësve të qytetarëve, ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multimilionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Ndaj është e nevojshme hetimi i vendit të krimit gjatë gjithë këtyre viteve në veri të vendit me gjithë pasurinë e grupit terrorist”, ka përfunduar Sveçla.

Kujtojmë se që nga mëngjesi i sotëm ka nisur kontrolli në pronën e Milan Radoiçiqit dhe ndërkohë ai ka pranuar përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë.

TË FUNDIT
49 minuta
EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së
52 minuta
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
2 orë
Aggeler: Është për t’u përshëndetur njoftimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues
2 orë
“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë
3 orë
Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

ME TE LEXUARA

3 orë
25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999
24 orë
Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person
3 orë
Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria
23 orë
EURO 2024/ Përplasje “gjigantësh” në “Veltnis Arena”, grupet B e C diskutojnë “hesapet” e kualifkimit
2 orë
“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

LEXO MË SHUMË

evn-1

EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

VLEN_Ministrat-

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

Aggeler

Aggeler: Është për t’u përshëndetur njoftimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

gjasula kombetarja shqiperia

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

Arben Taravari VLEN

Taravari ka një informacion për BDI-në, ja për çka bëhet fjalë

IMG_3389

Tifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”

INFO

NA NDIQ