Kështu duket Bebe Rexha pa grim

Këngëtarja shqiptare me famë në botë nuk e ka aspak problem të dalë pa grim.

Në Instastory së fundmi e ka publikuar një imazh ku shihet natyrale dhe me shumë vetëbesim.

Kjo nuk është hera e parë që ajo paraqitet e tillë por Bebe i kushton vetes rëndësi të madhe kur del para publikut, me veshje deri në detaje dhe me grim profesional pa e tepruar.

Emri i Bebe Rexhes përveç për pamjen dhe linjat trupore përmendet edhe për sukseset që ka arritur e që është duke punuar akoma që ato të rriten. /Blic/