Kështu duket Golf R i ri

INA
INA

17/11/2023

Kështu duket Golf R i ri

Përderisa i afrohemi 50-vjetorit të Volkswagen Golfit, gjiganti gjerman po planifikon ta shpalosë një përditësim të modelit ikonik. Përditësimi përfshin ndryshimet në top-modelin Golf R, që është spiunuar gjatë testimeve të fundit në shtegun e famshëm të Nurburgringut. Sikurse modelet tjera, Golf R i ri do të ketë drita më të holla e më të mprehta dhe një grilë më të ulët.

Në rastin e modelit R, grila do të jetë edhe më e madhe. Vetura do të ketë rrota me madhësi 19-inç.

Sa i përket ndryshimeve të brendshme, “Auto-Express” shkruan se VW-ja do të vendosë sistemin e njëjtë sikur te Tiguani dhe Passati i ri, me ekranin e përditësuar të sistemit kryesor. Nuk ka shumë informata të publikuara për fuqinë e veturës.

Që nga debutimi i Golf R Mk8 fuqia e tij ka qenë 316 kuajfuqi. Një model special do t’i ketë 325 kuajfuqi – si modeli më i fuqishëm ndonjëherë. Pritet që modeli i ri Golf R të shpaloset muajve të ardhshëm, në krah të modelit standard Golf.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Inteligjenca artificiale AI

Miratimi i shpejtë i inteligjencës artificiale mund të zvogëlojë pagat, jo vendet e punës, tregon një hulumtim!

instagram

“Instagram” prezanton një opsion të ri që do të tërheqë shumë: Deri tani ishte i disponueshëm vetëm në Amerikë, por ka një “kapur”

google

Si të fshini të dhënat personale nga interneti

openAI

OpenAI nuk pritet t’i ofrojë Microsoftit ulëse në bordin e ri të kompanisë

haker

Google, Microsoft dhe Meta bashkojnë forcat për të luftuar hakerët

mark-zuckerberg

Zbulohet sekreti publik i Zuckerberg, për të cilin “Meta” mund të paguajë një gjobë të madhe

wikipedia

Themeluesi i Wikipedia-s për inteligjencën artificiale: Katastrofë artikuj po shkruan

gmail

Mos harroni: Bëjeni këtë në llogarinë tuaj në Google para datës 1 dhjetor

nasa

Një hap i madh drejt pushtimit të Marsit

INFO

NA NDIQ