Kështu u fal namazi i Bajramit në Sheshin “Skenderbeu” në Tiranë (VIDEO)

Ditën e sotme, besimtarët myslimanë në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramit.

Ndryshe nga viti i shkuar, besimtarët myslimanë shqiptarë e kanë falur namazin në sheshin “Skënderbej”, kjo për shkak të lehtësimit të masave anti-Covid.

Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Festa e Fiter Bajramit vjen pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo që myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.