Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Franck Kessie mund të kthehet në Itali tek Inter.
Kjo për arsye se në ditët e kaluara ka pasur diskutime për një ndërrim të tij me Marcelo Brozovic, i cili mund të kalojë tek Barcelona.
Përveç mesfushorit, nga katalunasit është afër të largohet edhe Memphis Depay, i cili preferon Atletico Madrid si klubin e tij të ardhshëm.