Këta djelmosha nuk janë normal. Nëse Zoti jep, do ta fitojmë botërorin

0

“Në finale hym me meritë. Patjetër ti uroj djelmoshat tonë dhe të them “ata nuk janë normalë”.

Nuk jam unë më meritori, por këta djelmosha, këtë që ata e kanë bërë sot është fantazi, si kanë vrapuar dhe luftuar dy ndeshje nga 120 minuta.

Nuk jemi akoma të artë, por nëse Zoti jep, do të jemi”, deklaroi trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Ai ka falënderuar edhe tifozët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur skuadrën e tij nga tribinat dhe kudo qoftë.

“Gjithmo them se Zoti sheh dhe përcjellë gjithcka dhe cka meriton atë e fiton”, u shpreh trajneri kroat, i emocionuar me fitoren historike të kombëtares. (INA)