Këta janë 7 kandidatët për çmimin “Sipërmarrësi shqiptar i vitit” të Swissalbs (FOTO)

ina-online
ina-online

23 Gusht, 2023

Më 23 shtator shoqata shqiptare-zvicerane swissalbs organizo për të tretën herë ballon ku bëhet edhe zgjedhja e sipërmarrësit të ri, më të suksesshëm shqiptar-zviceran.

Balloja mbahet kësaj radhe në Sallën e Kongreseve (Kongresshaus Zürich), ndër ambientet më të mëdha dhe prestigjioze të kësaj natyre, në Zvicër.

Ndërkohë, Swissalbs ka bërë të njohur emrat e kandidatë/eve për të fituar çmimin “Sipërmarrësi vitit 2023”.

Platforma mediale albinfo.ch si sponsor medial i këtij aktiviteti prezanton ata sipas radhës.

Albana Rama është Drejtore Menaxhuese dhe Themeluese e kompanisë “The Rainforest Company” një nga markat e teknologjisë ushqimore me rritje më të shpejtë në Evropë. Ky Startup shet produkte të prodhuara në mënyrë të qëndrueshme dhe ekskluzivisht vegane në mbi 8,000 supermarkete në mbarë botën. Në raundin e fundit të investimeve, kompania ka arritur të mbledhë 36 milionë euro. Ky është një nga raundet më të mëdha të financimit në sektorin gjerman të teknologjisë ushqimore në vitin 2022 dhe mbledhja më e madhe e fondeve ndonjëherë nga një kompani e themeluar dhe e menaxhuar nga gratë në Evropë në këtë fushë.

albinfo.ch ka prezantuar Albana Ramën përmes një interviste, lidhur me sukseset e saj të mëdha në fushën e  teknologjisë  së avancuar ushqimore.

Taulant Lulaj është themelues dhe drejtor i shërbimit të edukimit special dhe integrimit “Myndset” që trajnon të rinj dhe të rritur. Ai është i specializuar për personat me nevoja të veçanta arsimore në shkollë dhe punë, si ADHD dhe autizmi. Së bashku me ekipin e tij, ai është i përkushtuar në fushën e integrimit profesional dhe social dhe zhvillon zgjidhje të qëndrueshme.

Qëndrim Rrahmonaj është themelues dhe CEO i “fidro GmbH”. Kompania ofron shërbime financiare me orientim drejt zgjidhjeve nga një burim i vetëm – nga menaxhimi i aseteve, këshillat për investime, kriptovalutat, sigurimet, deri te sigurimi i pensionit dhe pronësia e shtëpisë.

Kristian Kabashi është bashkëthemelues dhe anëtar i bordit të startup-it “FinTech Numarics Logo”, një zgjidhje moderne e shërbimeve financiare gjithëpërfshirëse që kombinon ekspertizën njerëzore, teknologjinë moderne dhe inteligjencën artificiale në një ofertë pa boshllëqe.

Vlora Rexhepi është bashkëthemeluese dhe CEO e “Lola Tong”, një startup zviceran i modës i përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë, që prezanton dizajnerët pas çdo shfaqjeje të modës. Në një ekuilibër harmonik midis mbrojtjes së mjedisit, të drejtave të njeriut dhe ekonomisë, kompania e re me seli në Cham (Kantoni Zug) po provon rrugën e saj të ngadaltë (“slow fashion”) të modës.

Kristian Oroshi ka themeluar kompaninë “two.jobs” në Winterthur në 2017. Që atëherë, kompania është zhvilluar në një ofrues kryesues në fushën e rekrutimit të mediave sociale. two.jobs është e specializuar për punëkërkuesit pasivë dhe u mundëson kompanive të adresojnë miliona kandidatë të përshtatshëm në mediat sociale.

Endri Dibra ka themeluar kompaninë “Arbrea Labs AG” me partnerë në vitin 2018 dhe është një spin-off i ETH. Kompania ka zhvilluar një aplikacion që mund të përdoret për të shfaqur grafikisht procedurat estetike në trup në një mënyrë lozonjare dhe të lehtë, e cila më pas shoqërohet edhe nga mbështetja profesionale mjekësore./Albinfo.ch

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Foto: Ilustrim

Flet i dashuri i shqiptares që u vra nga burri në Itali: Një herë kam debatuar me Alfredin!

greqi policia

Tmerr në Greqi/ E preu makineria e mishit, humb jetën shqiptarja në sy të vajzës

Foto: Ilustrim

Vetëvritet burri që ekzekutoi gruan 35-vjeçare në Itali (FOTO)

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

artur liolini

Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

vrasje

E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, në kërkim burri i saj (EMRI+FOTO)

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

homazhe nju jork afrim bunjaku

Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

INFO

NA NDIQ