Ata janë fanatikë fetarë, ideologë, mistikë, arkitektë të dezinformatave globale dhe ish-agjentë të inteligjencës që presidenti rus i dëgjon.
Presidenti rus Vladimir Putin ndoshta nuk është i çmendur, por ai është i humbur.
Ky është përfundimi i një analize të agjencive perëndimore të inteligjencës që besojnë se lideri rus në dy vitet e fundit është izoluar jo vetëm nga njerëzit dhe bota, por edhe nga shumica e ministrave, gjeneralëve, oligarkëve dhe zyrtarëve të tij.
Ajo që filloi si një masë paraprake kundër koronavirusit është bërë një izolim afatgjatë në të cilin shumë pak informacione të sakta dhe ide të ndjeshme arrijnë tek presidenti rus, por ai ende nuk është plotësisht i vetëm.
Ata që duan një takim me Putinin sot duhet të kalojnë një javë në karantinë.
Truprojat e tij respektojnë një protokoll të rreptë. Për më tepër në Jutarnji List./INA