Këta ministrat e rinj, që do ti bashkohen ekipit të Zaevit

0

Deri në fund të kësaj jave është paralajmëruar riformatimi i Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. Ky i fundit paralajmëroi se do të ndërrohen 8 ministra dhe 20 drejtorë. Ndërsa zyrtarisht nuk bëhet i ditur asnjë nga kandidatët që tashmë janë në zarfin e kryeministrit Zaev, informon INA.
Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti javën e kaluar kanë përmbyllur të gjitha kalkulimet dhe kanë finalizuar listën e emrave të kabinetit qeveritar. Por siç meson INA tashmë janë të njohur emrat e tre ministrave të rinj që do të jenë pjesë e kabinetit qeverisës.
Naser Nuredini, djali i biznesmenit tetovar Aki Nuredini që jeton në Vjenë do të ulet në postin e ministrit të Ambientit Jetësor. Ai vjen në këtë detyrë në vend të ministrit të deritanishëm Sadulla Duraku.
Goran Milevski nga Partia Liberal – Demokrate (PLD) do të jetë ministri i ri i pushtetit lokal, që zëvendëson Suhejl Fazliun e RDK-së.
Sadulla Duraku do të jetë ministri i ministrisë së sapoformuar për Sistem politik. Ndërsa, Suhejl Fazliu do të transferohet si ministër pa resor. Por nga ana tjetër, edhe një ministër aktual i BDI-së mund të transferohet si ministër pa resor.
Në Ministrinë e Kulturës tashmë është caktuar emri i ministrit që është nga Alternativa e Afrim Gashit, por që kjo po mbahet sekrete dhe ende nuk është publikuar emri i ministrit. Ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në LSDM, ku do të jenë të propozuar emra të rinj të ministrave. (INA)