Këtë javë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

INA
INA

23/10/2023

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon këtë javë. Në total në vendin tonë kanë mbërritur 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal, të destinuara për vaksinim falas.

Qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit në ditët në vijim.

Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut:
– Të moshuarit (mbi 65 vjeç)
– Personat me sëmundje kronike
– Punonjësit e kujdesit shëndetësor
– Gratë shtatzëna
– Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç
– Personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut.
Kujtojmë se qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut mund të shprehin interesin e tyre duke plotësuar aplikacionin në linkun e mëposhtëm:

https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu?fbclid=IwAR06BSDGCR0NaKR8bJrWJ-mw1sDpmHFpJ5mOPTmZPSqzyiG8CNDddsSMmeM

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

INFO

NA NDIQ