Këtë vit çmimi i roamingut do të ulet

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/01/2023

Numri i përdoruesve të shërbimeve post-pejd në mesin e operatorëve të telekomunikacionit është në rritje, sipas raportit të fundit tremujor të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Sipas raportit, pak më shumë se 1,9 milionë abonentë përdorin telefoninë celulare në Maqedoni. 1,4 milionë përdorues kanë përdorur internetin celular. Të dhënat tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, numri i abonentëve me post-pejd është rritur me 1,17 për qind. Në nivel vjetor, kjo e dhënë është shumë më e lartë, pra në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ka pasur një rritje të abonentëve post-pejd me mbi katër për qind.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2022 ka rënie të numrit të SMS-ve të dërguara në krahasim me tremujorin e parë me 1,41 për qind. Në numrin total të mesazheve MMS të dërguara në tremujorin e dytë të vitit 2022, ka rritje prej 0,85 për qind në krahasim me tremujorin paraardhës dhe një rënie prej 2,88 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021”, thonë nga Agjencia për Komunikime Elektronike.

Agjencia për Komunikime Еlektronike thekson gjithashtu se në muajt prill, maj dhe qershor janë regjistruar 435.714 abonentë të shërbimeve televizive, nga të cilët 212.433 me kabllo, 152.093 në IPTV, 41.297 në DVB-T kurse 30.081 në televizion satelitor. Në nivel tremujor dhe në nivel vjetor, është shënuar rritje e abonentëve satelitor me 10,11 ose 22,57%. Me gjithë teknologjitë e reja celulare, Maqedonia ende ka numër solid të linjave fikse aktive, gjegjësisht në tremujorin e dytë të vitit 2022, në vend janë regjistruar 432 mijë linja fikse, për 1,37% më shumë në nivel tremujor dhe 2,66% në nivel vjetor.

Sa i përket shërbimeve roaming, vitin e kaluar në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, është nënshkruar marrëveshje për çmime më të ulëta roaming. Me këtë marrëveshje, nga ky vit Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja do të kenë tarifa më të ulëta në roaming me vendet e Unionit. E njëjta marrëveshje, pas një periudhe të caktuar, parashikon heqjen e plotë të tarifave roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor me vendet evropiane./Alsat.mk

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË