Këtij klubi i bashkohet Icardi në rast të largimit nga Inter

Mauro Icardi ka vëmendjen te Manchester United, në rast se vendos që të largohet nga Interi, sipas Don Balon.

Ndonëse argjentinasi ndjehet i përkushtuar ndaj klubit teksa ndjek titullin e Serie A, ai po i konsideron opsionet e tij për të ardhmen.

Sipas këtij raportimi, ëndrra e ish-sulmuesit të Barcelonës është që të luajë nën urdhrat e Jose Mourinho-s. /Sovrani/