Këto dy këngëtare të famshme do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden

Artistet e famshme botërore, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden si President më 20 janar.

Të dyja këngëtaret e mbështetën Biden-in hapur gjatë fushatës, teksa himnin do ketë nderin ta këndojnë Lady Gaga, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info

Nga ana tjetër JLo do të ofrojë një performancë muzikore. Ndërkohë do të ketë dhe një program prime-time të quajtur ”Celebrating America”, do të ketë drejtues Tom Hanks dhe do të presë artistë të shquar si Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake apo Ant Clemons.

Më 20 janar SHBA do të ketë zyrtarisht Presidentin e ri dhe duket se Biden po kujdeset që inagurimi të jetë perfekt. / arbresh.info/