Këto janë 21 ministrat e Qeverisë së Kovaçevskit (LISTA)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Janar, 2022

Sonte deri në mesnatë Maqedonia e Veriut do të ketë Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski.

Seanca për zgjedhjen e qeverisjes së re ka nisur që dje, me debate të ashpra midis pozitës dhe opozitës, pasi që mandatari Kovaçevski ka shpalosur programin dhe ekipin e tij të ministrave.

Nga mesdita pritet të vazhdoj debati rreth zgjedhjes së Qeverisë së re. Deputetët deri para mesnate duhet të shterrin debatin, ku më pas pason votimi, përcjell INA.

Kabineti qeveritar do të numëron 21 ministra, 12 prej të cilëve janë nga LSDM, 6 nga BDI, 3 nga Alternativa.Ky është kabineti qeveritar:

  • Dimitar Kovaçevski – kryeministër

 

  • Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
  • Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
  • Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
  • Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
  • Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
  • Fatmir Besimi – ministër i Financave
  • Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
  • Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
  • Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
  • Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
  • Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
  • Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
  • Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
  • Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
  • Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
  • Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
  • Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
  • Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
  • Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
  • Xhemail Çupi – ministër pa resor.

Qeveria e re përbëhet nga partitë politike, LSDM me partitë e koalicionit të saj, BDI, Alternativa, PDSH, që bashkërisht i kanë 64 deputetë, ndërsa për votimin e Qeverisë duhen 61 deputetë nga 120. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti

Kurti në NBC: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

permbarues

VIDEO/Përmbaruesi ia mori shqiptarit nga Shkupi parcelën 470.000 euro, për borxh 30 mijë euro

INFO

NA NDIQ