Këto janë instrumentet e NATO-s për stopuar Serbinë

Picture of INA
INA

30/09/2023

Njera nder instrumentet e para, nese nuk kthjellet Serbia brenda nje kohe te shkurter, eshte kthimi i zones se mbrojtur prej 5km (kembesorine) dhe 25 km (aviacionin dhe artilerine) nga kufiri me Kosoven, dhe rikthimin e urdherit aktivizues (Activation Order) qe eshte hjekur ne vitin 2001, pas renies se Millosheviqit. Poashtu, ajo mundet qe menjehere t’ia suspendoj anëtarësinë ne Partneritetin per Paqe, dhe t’I vendos edhe sanksione per shit-blerje te armatimit, prej te cilave Serbia inkason mbi nje miliarde ne vit. Ne anen tjeter, BE dhe SHBA mund t’I vendosin sanksione ekonomike dhe terheqjen e investimeve te tyre, te cilat kete vend mund ta kolapsojne regjimin e Vucicit brenda nje kohe te shkurter

Lulzim Peci

Me dislokimin e trupave ushtarake, duke përfshire këtu tanket dhe artilerinë në kufi, Serbia nuk është duke e kërcënuar vetëm Kosovën, por de-facto edhe NATO-n. Për ketë kemi tani alarm në Washington dhe ne Bruksel, dhe atë në nivelet me te larta, dhe NATO është duke dërguar trupa shtese dhe trupa te tjera i ka vene ne gjendje gatishmërie.

Plani i Beogradit që përmes “little green man” të tijj, të simuloj ne kryengritje në veri dështoi, duke ju falënderuar neutralizimit te përbashkët të këtij grupi terrorist nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Tani Serbia po tenton të hap një konflikt te ri te armatosur, dhe kjo po shihet nga qielli se është një skenar i përbashkët me Rusinë, pasi kjo i nevojitet asaj me shumë se çdo gjë, kur është në rruge te pësimit të disfatës ushtarake në Ukraine.

Me ketë Serbia po e vërteton edhe një herë se është vetëm një vegël e Kremlinit, dhe se tregimi i balancimit në mes Brukselit dhe Moskës tanimë ka përfunduar, dhe se simulimet e saja se është duke lëvizur ngadalë drejt perëndimit, ju prishen ëndrrat shumë politik-bërësve qe shpresonin, dhe kishin iluzione se Beogradi është duke u kthyer ne rruge te mbare. Ky akt i Serbisë tregon asgjë më shume dhe me pak se sa thelle ka depërtuar ndikimi rus Brenda strukturave politike dhe ato te sigurisë, sa qe me ose pa dëshire janë duke e shtyre ketë vend qe te veproj kundër interesave te tij.
Shtrohet pyetja se çfarë duhet te behet me tutje. Kosova ne ketë rast duhet ta përcjelle Washingtonin, pasi potenciali i konfliktit ka dimensione shume me te gjera, ne te cilen vendi yne duhet te veproj si nje aleat i përgjegjshëm. Këtu dua te them edhe nje gje, dhe ate qe ne vendet demokratike ushtria nuk përdoret ne vendet demokratike për te luftuar terrorizmin. Po ashtu, ne ketë situate shkuarja e FSK-se ne veri, kur vetëm kemi rritje te numrit te ushtareve te KFOR-it ne kete pjese te Kosoves nuk do te mund te kontribuonte ne rritjen e sigurisë ne ate pjese te vendit ne situatën momentale, përkundrazi, do ta komplikonte ate.

Mirepo, nese është e domosdoshme, NATO-ja ne nje situate tjeter edhe mund ta jep lejen për dislokimin e trupave te FSK-se. NATO-ja asnjë here nuk ka thene se FSK nuk mund te shkoj ne veri, por e ka bere te qarte se kjo mund te behet vetëm me lejen e tij. Prandaj, eshte mire qe mos t’I përziejmë kabllot këtu. FSK do te kishte be mire qe te kujdeset per kufijtë lindor te Kosoves, dhe ate se bashku me KFOR-in amerikan, pasi aty kemi nje kufi te gjate, dhe nese konflikti fillon ne veri (mos e dhashte Zoti), ai nuk do te kufizohet vetem aty, por do te hapet përgjatë krejt kufirit Kosove-Serbi. Mos te harrojme se diteve te fundit ka pasur edhe levizje shtese te trupave ushtarake serbe drejte bazes Cipolin, 5 km afer Bujanovcit, e cila eshte edhe baza me e madhe ushtarake e Serbise.

Ne anen tjeter, NATO-ja dhe BE-ja kane instrumente te tjera me te cilat mund ta detyrojnë Serbine qe te terhiqet nga kufinjte e Kosoves, dhe ky problem duhet te zgjidhet njehere e pergjithmone. Njera nder instrumentet e para, nese nuk kthjellet Serbia brenda nje kohe te shkurter, eshte kthimi I zones se mbrojtur prej 5km (kembesorine) dhe 25 km (aviacionin dhe artilerine) nga kufiri me Kosoven, dhe rikthimin e urdherit aktivizues (Activation Order) qe eshte hjekur ne vitin 2001, pas renies se Millosheviqit. Poashtu, ajo mundet qe menjehere t’ia suspendoj anëtarësinë ne Partneritetin per Paqe, dhe t’I vendos edhe sanksione per shit-blerje te armatimit, prej te cilave Serbia inkason mbi nje miliarde ne vit.

Ne anen tjeter, BE dhe SHBA mund t’I vendosin sanksione ekonomike dhe terheqjen e investimeve te tyre, te cilat kete vend mund ta kolapsojne regjimin e Vucicit brenda nje kohe te shkurter.

Prandaj, ne kete situate Kosova duhet ta luaj rolin e aleatit besnik, qe kontribuon per ruajtjen e paqes. Ne kete situate, duhet t’i përcillet nje mesazh i qarte komunitetit serb ne Kosove me tone bashkëpunuese dhe përkujdesjeje, pasi ata jane qytetare te vendit tone, sikurse te gjithe shtetasit e Kosoves. Perpjekjet per terrorizëm me se miri munden me mjete politike. Winning minds and hearts – fitimi i mendjeve dhe zemrave eshte esenca e ketyre përpjekjeve. Prandaj, ne kete kohe na duhet pjekuri politike si asnje here me pare, dhe duhet ta kemi parasysh se rrahja e gjokseve dhe retorika e shfrenuar, vetem se mund ta degradoj fitoren e javes se kaluar, e cila presionin perëndimit ndaj Kosoves, tani e ktheu ne perplasje me Serbine. Tek e tutje, nuk e kemi luksin e gabimeve, pasi ato mund te kushtojnë shume.

TË FUNDIT
3 orë
Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
7 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
7 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
24 orë
Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera
1 ditë
Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

ME TE LEXUARA

3 orë
Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
2 ditë
Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën
1 ditë
“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë
1 ditë
“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”
1 ditë
Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari
24 orë
Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera
7 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
7 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

LEXO MË SHUMË

william walker uoker kurti

Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

besnik bislimi

Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

rifat1

Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

Presidentja-Vjosa-Osmani-dhe-homogu-i-saj-nga-Shqiperia-Bajram-Begaj

“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”

ushtari kfor

“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

GP0a63QXMAA1Wbq-e1718139986554-780x439-1

Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën

Screenshot_2024-06-11-22-13-37-114_com.facebook.katana-edit

Piloti i parë shqiptar i forcave ajrore amerikane: Me krenari e mbajë uniformën

INFO

NA NDIQ