Këto janë klubet që kanë shpenzuar më së shumti në blerjen e lojtarëve

0

Manchester City dhe Real Madridi janë dy klubet që kanë shpenzuar më së shumti në blerjen e futbollistëve në 10 vjetët e fundit.

Që prej vitit 2009, Manchester City i ka shpenzuar hiç më pak se 1 miliard e 750 milionë euro, ndërsa Real Madridi 1 miliard e 460 milionë euro. Top treshen e mbyll Barcelona me 1 miliard e 440 milionë euro të shpenzuara për blerjen e futbollistëve, transmeton Gazeta Express.

Top 10-shën e mbyll gjiganti italian Inter me 935 milionë euro të shpenzuara.

Kjo është 10-shja e klubeve që kanë shpenzuar më së shumti që nga viti 2009.