Këto janë makinat që kanë më pak defekte

0

“WhatCar” është revista britanike e cila ka bërë një hulumtim profesional për të gjetur se cilët janë makinat që kanë më pak defekte dhe janë më të preferueshme për tu vozitur. Ajo që të bën përshtypje është se në vendet e para nuk bëjnë pjesë makinat e prodhuesve gjerman, shkruan portali 24auto. Sipas hulumtimeve dhe analizës së bërë në 18 mijë makina, më së paku defekte kanë makinat LEXUS, ndërsa në vend të dytë radhitet TOYOTA, me 97%. Ndërsa në vend të tretë gjendet prodhuesi tjetër japonez SUZUKI. E papritur është se në vendin e katërt është radhitur prodhuesi amerikan TESLA, duke u radhitur me 96,6%. Në vendin e pestë radhitet SUBARU. Pra siç shihet pesë vendet e para dominohen nga prodhuesit japonez. Në vendin e gjashtë janë: KIA, HYUNDAI, MINI, SKODA DHE HONDA. Prodhuesit gjerman janë ranguar më dobët. AUDI gjendet në vendin e 20-të, BMW në vendin e 21, ndërsa MERCEDES –BENZ në vendin e 24-të. Kjo dëshmon se prodhuesit gjerman po kryesojnë si makina më të preferueshme dhe me më pak defekte. (INA)