Këto janë ministrat që Zaev do ti largojë!

0

Atmosferë nervoze dhe debate janë zhvilluar në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ku ishin përfshirë disa ministra dhe kryeministri Zoran Zaev, shkruan portali Magazin.
Kjo ka nxjerrë në sipërfaqe edhe pakënaqësitë e Zaevit ndaj disa ministrave, emrat e të cilëve po lakohen nëpër media. Megjithatë Zaev tani për tani mund të kalkulojë vetëm me emrat e ministrave nga radhët e LSDM, pasi që në BDI deri tani theksojnë se nuk ka asgjë në këtë drejtim.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, zv/kryeministri Koço Angjushev, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe janë piketuar si emrat që mund të ndërrohen dhe kjo ka dalur në siprfaqe në mbledhjen e fundit qeveritare, kur janë shprehur pakënaqësitë ndaj tyre, transmeton INA.

Gjithçka kishte filluar kur ministri i financave, Dragan Tevdovski hapur kishte shprehur pakënaqësi dhe vërejtje ndaj kolegut të tij zv/kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Vërejtjet ishin për procedure për ndërtimin e autostradave, që akoma janë në proces dhe vijojnë punimet. Në këtë situatë të debateve është përfshirë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski dhe më pas edhe vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili ka kritikuar ministrat se nuk po punojnë si duhet, përcjellë Magazin.

Kryeministri Zaev ka mohuar se ka pasur mospajtime apo tensione, por megjithatë ka zbuluar se para pesë ditëve para Këshillit ekonomik qeveritar ka dhënë drejtime për investimet kapitale në hekurudha dhe gasifikimin. Në gjithë këtë situate të pakënaqësive, në LSDM në lojë për tu larguar janë ministrat Tevdovski, Angjushev dhe duke mos përjashtuar edhe emra të tjerë. Po ashtu në media janë lansuar edhe emrat e ministrave shqiptarë, si Hazbi Lika, Suhejl Fazliu, por kreu i BDI-së tha se nga mediat ka dëgjuar diçka të tillë dhe që nuk është biseduar. Nga kjo parti kanë theksuar se LSDM mund të vendos vetëm për kuadrot e saj, ndërsa puna dhe pakënaqësitë e ministrave shqiptarë do të analizohen dhe vlerësohen në forumet partiake.